Këmbësorët do të gjobiten me 50 euro nëse nuk e respektojnë Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor

Që nga 3 prilli i këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, e ku pjesë janë edhe këmbësorët. Policia e Kosovës ka njoftuar se këmbësorët që nuk e respektojnë ligjin do të gjobiten me 50 euro

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 3 prill 2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, ku në këtë ligj përfshihen edhe këmbësorët.

Policia ka bërë të ditur se kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se 50 metra në vendbanime dhe më larg se 100 metra jashtë vendbanimeve.

Sipas PK-së, mosrespektimi i kësaj rregulleje ndëshkohet me gjobë prej 50 euro.

Policia i ka këshilluar këmbësorët t’i përdorin vendkalimet e tyre, ta respektojnë semaforin, në rrugët pa trotuare të ecin në anën e majtë dhe se për sigurinë e tyre të veshin rroba të ndritshme.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika