Kurti: Edhe një grua e vrarë nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar vrasjen në Ferizaj, ku mbeti e vrarë një 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti i saj dhe mbeti i plagosur vëllai i saj i mitur.

Në një postim në Facebook, shefi i ekzekutivit ka kërkuar nga drejtësia të veprojë pa vonesa, duke thënë se efekti i deritanishëm ka ngelur i mangët e përgjegjësia mbetet përherë e lartë.

“Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, krimet e tilla po përsëriten, duke theksuar se përsëri është një grua e Kosovës e vrarë mizorisht nga tyta e armës, që ekzekuton nga afërsia nga një vrasës burrë.

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje”, ka vijuar ai.

Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

 

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika