Osmani: Mjaft më me dënime qesharake

Pasditen e së premtes, një 21-vjeçare u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj 36-vjeçar, në Qendrën për Punë Sociale të Ferizajt, i cili të plagosur ka lënë edhe vëllain e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë”.

Kështu ka reaguar presidentja, Vjosa Osmani, pas vrasjes së 21-vjeçares në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, nga bashkëshorti i saj.

Teksa i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, Osmani ka kërkuar dënim maksimal për të dyshuarin.

“Edhe një burrë që vranë një grua! Sërish femicid!

Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm”, ka shkruar Osmani.

Pasditen e së premtes, një 21-vjeçare u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, në Qendrën për Punë Sociale të Ferizajt, i cili të plagosur ka lënë edhe vëllain e saj.

Për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit ka dhënë detaje mjeku kujdestar i Spitalit të Ferizajt, Sefedin Fazliu.

“Rreth orës 15:00, sot kemi pranuar nga shërbimi i urgjencës një rast, ku pacienti ka qenë i plagosur në parakrahun e djathtë. Meqenëse gjendja e tij ka qenë stabile, ne e kemi dërguar menjëherë për radiografi. Në radiografi është vërtetuar se pacienti ka një plumb në parakrahun e djathtë dhe nga ana e ortopedit është intervenuar, është larguar plumbi”, ka thënë Fazliu për medie.

Më tej, mjeku kujdestar ka thënë se plumbi i është dorëzuar Policisë, ndërsa 15-vjeçari është dërguar në repartin e ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm të plagës së marrë.

“Plumbi i është dorëzuar Shërbimit Policor të Kosovës dhe pas imobilizimit të dorës, meqenëse ka qenë edhe frakturë e njërës kockë të parakrahut, është pranuar në repartin e ortopedisë pas trajtimit këtu në shërbimin e emergjencës dhe pas marrjes së terapisë adekuate, pacienti ka qenë jashtë rrezikut për jetë, dhe është pranuar në repartin e ortopedisë, ku vazhdon edhe trajtimin e mëtutjeshëm”, ka thënë Fazliu.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika