Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mbledh pjesëmarrës nga 40 shtete

Kosova këtë të hënë dhe të martë do të mirëpresë personalitete të ndryshme nga disa vende të botës në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku temë e këtij forumi pritet të jetë dhuna seksuale gjatë luftës

Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, fillon sot dhe do të zgjasë për dy ditë.

Në këto dy ditë në Kosovë do të jenë prezente personalitete të ndryshme nga disa shtete të botës.

Tema kyçe e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë pritet të jetë dhuna seksusale gjatë luftës.

Kështu bëri të ditur vetë presidentja Vjosa Osmani gjatë një konference për media të dielën.

“Në Prishtinë do të mblidhen më shumë se 40 shtete anembanë botës, liderë, ekspertë, akademikë, gazetarë e përfaqësues te shoqërisë civile. Forumi është një platformë që i dedikohet fuqizimit të zërit të grave”, tha presidentja dje në një konferencë për media.

Personalitete të tjera në këtë forum do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj.

Në këtë forum, do të ketë edhe një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.

Për këtë ngjarje, policia ka njoftuar se nga 14 e deri më 17 prill do të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim në disa segmente rrugore.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së personaliteteve, si dhe qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika