Arifi: Sulmi i Iranit ka qenë i paralajmëruar por nuk është ditur se çfarë do të bombardojë

Avni Arifi, Ish-Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, për sulmin e Iranit ndaj Izraelit ka thënë se kjo ka qenë e paralajmëruar por nuk janë ditur caqet

Ish-Ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi

Ish-Ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka thënë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit për-ngjason me një situatë që ka ndodhur para tri viteve.

“Para tri viteve ka qenë një situatë përafërsisht e ngjashme kur presidenti Trump ka pas ekzekutuar gjeneralin Sulejman dhe atëherë Irani është hakmarrë me disa raketa në drejtim të caqeve të bazave amerikane në Irak,” tha Arifi, në “Debat Plus”.

Sipas Arifit, atje mbizotëron një bindje që pas situatës në Siri ku është fuqizu roli i Iranit e kanë njëfarë bindje dhe përpiqen të krijojnë një imazh, dhe me çdo kusht sipas tij ndjejnë nevojën që duhet të bëjnë diçka.

“Para një ore shefi i Ushtrisë së IDF ka thënë se do të ketë reagim në baze të spekulimeve, kryeministri izraelit, Netanyahu e ka shkyçur telefonin sepse ekziston një presion i madh nga bota perëndimore që të mos ketë kundërsulm, që të ç’tensionohet situata,” shtoi ai.

Megjithëse, është një situatë që nuk ka shumë qartësi se çfarë do të ndodhë, Arifi thotë se “Ka qenë e paralajmërume nga Irani por nuk ka qenë e ditur se çfarë do të bombardojë.”

“Izraeli i ka pas shprazë ambasadat 16 nga ato, sepse është pritur që mund të ketë sulme, kishte edhe fjalë që i kanë informu edhe SHBA-të për caqet, gjë që Shtëpia e Bardhë i demantoi ato. Kjo situatë është edhe testuese edhe për ‘Shahidët’, u testuan edhe koalicionet që ekzistojnë,” shtoi Arifi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika