Hoti për vrasjen e 43-vjeçares në Pejë: Drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksimale

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas vrasjes së 43-vjeçares nga burri i saj në Pejë duke kërkuar reflektim dhe përgjegjësi nga të gjitha hallkat shtetërore.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se institucionet duhet të reagojnë duke parë situatën e tmerrshme që është duke ndodhur për vrasjet ndaj grave.
“Institucionet duhet të reagojnë duke parë situatën e tmerrshme që është duke ndodhur për vrasjet ndaj grave. Edhe një tjetër vrasje brenda 4-5 ditëve është e patolerueshme dhe drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksikmale për këto akte të shëmtuara”, ka shkruar Hoti.
Sipas Hotit, shoqëria duhet të këndellet dhe institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar sidomos për rastet që kërkojnë ndihmën e shtetit.
https://www.dukagjini.com/i-dyshuari-per-vrasjen-e-gruas-ne-peje-kishte-te-kaluar-kriminale-prokurori-qavolli-vrasje-makabre/

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika