Nesër ditë zie në Kosovë në kujtim të grave të vrara

E mërkura është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë nga presidentja, Vjosa Osmani pas vrasjes së gruas në Pejë nga burri i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në Kosovë në kujtim të grave e vajzave të vrara.

Sipas Osmanit, shoqëria duhet të jetë në zi çdo ditë derisa të ketë vrasje të grave.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

May be an illustration of ticket stub and text that says 'REPUBLIKA KOSOVES- -PRESIDENTJA KOSOVO EPRESIDENT KOSOVO PREDSFDNICA Presidentjae Republikes N쁜 mbështetje nenit Ligjit Kosoves. /2024 Shtetit Ligjit Kosoves, nenit Republikes paragrafèt (GZ. 03/L-094p paragrafet Presidentin Republikes (P) Nr. nxjerr: VENDIM Shpallet zija shtetërore nẽ tërë territorin Republikes Kosovës, grave dhe vajzave vrara si rezultat dhunës baza Zija shteterore nga pika kujtim gjitha Ngarkohet Protokolli Shtetit kötij vendimi. këtij vendimi zgjatë gjate ditës sẽ marté, Te 17.04.2024. hyn ndërmarrë tt gjitha veprimet nevojshme per zbatimin fuqi daten nënshkrimit. Prishtine. 16 .2024. Vjosa บาดกากา Presidente Republikës sẽ Kosovës Ministrise dérgohet: Kuvendit Republikes Kosoves; Republikess Kosoves: se Diaspores; Pune Brendshme: Zyrtare Republikes'

Sot, një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Tani të tre fëmijët e tyre janë në kujdesin e familjarëve të tyre ndërsa i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

I dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë kishte të kaluar kriminale – Prokurori Qavolli: Vrasje makabre

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika