Vrasjet e fundit në Kosovë, Avokati i Popullit kërkon intervenime nga institucionet

Avokati i Popullit është jashtëzakonisht i shqetësuar me vrasjen e gruas që ndodhi sot në Pejë, dhe atë të gruas tjetër që ndodhi para pak ditësh në Ferizaj

Vrasja që ndodhi mëngjesin e së martës, ku burri vrau gruan në Pejë, ishte tronditëse.

Përmes një postimi, Avokati i Popullit, jashtëzakonisht i shqetësuar me vrasjen e gruas që ndodhi sot në Pejë, dhe atë të gruas tjetër që ndodhi para pak ditësh në Ferizaj, dënon këto akte makabre.

“Me këtë rast ai i bënë thirrje autoriteteve kompetente të rrisin masat për sigurinë e jetës së grave për të mos toleruar asnjë lëshim ndaj secilit që mund të ketë përgjegjësi në këto raste.”

Gjithashtu, ai konsideron se këto akte brutale janë alarm i fundit se dukuria e vazhdueshme e dhunës me bazë gjinore dhe e dhunës në familje kërkon intervenime të menjëhershme dhe me të gjitha kapacitetet shtetërore dhe institucionale.

“Avokati i Popullit po ashtu shpreh shqetësimin e tij për gjuhën e përdorur në disa komente që përmbajnë gjuhë të papërshtatshme e që mund të nxisin urrejtje. Ai kërkon nga secili qytetar që të distancohet nga dhuna ndaj grave dhe vajzave duke i dënuar publikisht këto akte,” shkruhet në postim.

Me këtë rast, ai kërkon nga organet e sigurisë dhe të ndjekjes që të monitorojë dhe të marrin masa për të shmangur çdo koment qe përmban gjuhë që përhap apo nxit urrejtje.

Avokati i Popullit ndjen keqardhje dhe u shpreh ngushëllime familjeve të grave të vrara.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika