Lajqi kishte aktakuzë për “dhunë në familje” ishte dënuar me 400 euro gjobë

Televizioni ka siguruar një aktakuzë të Edmond Lajqit, personit që vrau gruan e tij sot në Pejë, në të cilën thuhet se i njëjti i kishte shkaktuar dhunë psikike të ndjerës. Nga Gjykata Themelore e Pejës kanë deklaruar se i njëjti, ishte dënuar me 400 euro gjobë

Sot ishte vetdorëzuar në stacionin e Policisë së Kosovës pasi kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Por, Edmond Lajqi nuk e kishte për herë të parë intervistimin nga ta.

Sipas aktakuzës që ka siguruar Televizioni Dukagjini, Lajqi kishte një aktakuzë të ngritur në vitin 2021 për dhunë në familje.

Gjithmonë sipas aktakuzës, Lajqi thuhet të kishte ushtruar dhunën psikike ndaj bashkëshortes së tij tani të ndjerë.

“Më datën 22.09.2021, rreth orës 17:40, në Pejë, pikërisht në shtëpinë e tij, ushtron dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës Gjyljeta Ukella, në atë mënyrë që ditën kritike, pas një zënke verbale që kishin në mes veti, (për shkak se i pandehuri ka 3-4 vite vazhdimisht e ofendon me fjalë të dëmtuarën)”.

E lidhur me rastin, Lajqit i ishte shqiptuar dënim i butë nga Gjykata.

“Ju njoftojmë se i njëjti me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, të datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për këtë vepër i është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, i cili dënim me kërkesën e të pandehurit i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar ta paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, ka deklaruar Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Pejës.

Të martën, Lajqi ka vrarë bashkëshorten e tij në apartamentin ku ata jetonin bashkë me tre fëmijë.

Ky është rasti i dytë brenda katër ditësh ku bashkëshorti vret gruan.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika