Këshilli i Etikës kërkon nga Fakulteti i Mjekësisë t’i ridërgojë nënshkrimet e studenteve që denoncuan ngacmimin seksual

Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të Etikës në Universitetin e Prishtinës, më 17.04.2024, për trajtimin e denoncimit të studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual, përveç që ka përfunduar pa ndonjë vendim për këtë rast, ata kanë pasur një kërkesë ndaj Fakultetit të Mjekësisë.

Ky Këshilli i ka kërkuar Fakultetit të Mjekësisë që ta ridërgojë edhe njëherë listën e nënshkrimeve të studenteve denoncuese në afat prej një jave pasi që, sipas anëtarëve të këtij Këshilli, profesori Krasniqi pretendon se 9 prej nënshkrimeve janë të falsifikuara.

Xhevat Krasniqi vazhdon të figurojë si profesor i rregullt në Fakultetin e Edukimit e në anën tjetër denoncimi për ngacmim seksual po trajtohet nga Këshilli i Etikës të UP. Ai kishte qenë i angazhuar si profesor i matematikës në Fakultetin e Mjekësisë, raporton Kallxo.com.

Lidhur me pretendimet e studenteve se janë ngacmuar seksualisht nga profesori Krasniqi, Fakulteti i Mjekësisë tha më 27.04.2023 se fillimisht ishin informuar gojarisht.

Kurse, denoncimin me shkrim studentet e Fakultetit të Mjekësisë e kishin dorëzuar zyrtarisht më 27.02.2024 në Fakultet.

Pas denoncimit të studenteve, i gjithë menaxhmenti i Mjekësisë, dekan e prodekan, janë mbledhur më 04.03.2024, me ç’rast kanë ftuar edhe profesorin Krasniqi për t’ia kumtuar me gojë denoncimin e studenteve ndaj tij dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me të.

Pas këtij takimi, dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, denoncimin e studenteve e ka përcjellë me shkresë zyrtare në Këshillin e Etikës të UP.

Sipas Fakultetit të Mjekësisë, Krasniqi nuk e ka pranuar se i ka ngacmuar seksualisht studentet.

Fakulteti i Mjekësisë e ka konfirmuar se profesori Krasniqi ka qenë i angazhuar në këtë Fakultet përafërsisht nga viti akademik 2016/2017, ku ka ligjëruar lëndën e matematikës në programin e Farmacisë.

Këshilli i Etikës i UP-së mbajti mbledhjen të mërkurën, 17.04.2024 në të cilën dëshmuan tri studente, të cilat janë në mesin e 27 studenteve që e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Mbledhja ishte e hapur për media, mirëpo është kërkuar që për shkak të konfidencialitetit të dëshmitareve që janë duke dëshmuar aktualisht, mediat të mos marrin pamje.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika