Hovenier thekson nevojën urgjente të parandalimit të vrasjeve të grave në Kosovë

Ambasada Amerikane ka vendosur flamurin në gjysëmshtizë për shkak të vrasjeve të fundit të grave në Kosovë. Me këtë rast, ambasadori Hovenier ka theksuar nevojën urgjente të parandalimit të vrasjeve e dhunës në familje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se rastet e fundit të vrasjeve si dhe ato të dhunës në familje theksojnë nevojën urgjente për më shumë punë për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hovenier ka thënë se duhet të ndërtohet një shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe pa u lënduar.

“Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe pa u lënduar”, ka shkruar Hovenier në “X”.

Sot është ditë zie në Kosovë në kujtim të vajzave dhe grave të vrara dhe me këtë rast Ambasada Amerikane ka vendosur flamurin në gjysëmshtizë.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika