Haxholli: Ende nuk janë liruar të gjithë shtetasit e Kosovës nga autoritetet serbe

"Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh"

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka bërë të ditur se ende nuk janë liruar të gjithë shtetasit e Kosovës që u ndaluan nga autoritetet serbe në pikëkalim kufitar Serbi-Koraci në Bratovc .

Haxholli ka thënë se ai do të jetë i fundit që do të dal nga stacioni policor kufitar në Batrovc dhe sipas tij, kjo ende nuk ka ndodhur.

“Në funksion të mbrojtjes së interesit institucional, interesit publik dhe interesit qytetarë, i ftoj publikisht mediat, që të mos konfirmojnë zhvillime ta papërmbyllura. Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh. Kur ky është rasti, për çfarëdo, do të ketë komunikim nga MPJD!”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Për këto ndalime ka reaguar edhe Bashkimi Evropian,  të cilët e kanë vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka thënë Stano.

Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti, këtë veprim të Serbisë e ka cilësuar si hakmarrje ndaj Kosovës për Këshillin e Evropës.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në X.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika