Ambasadori gjerman i drejtohet Serbisë: Të shtensionohet situata menjëherë

"Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe presim që edhe politikanët serbë të Kosovës që të reagojnë për bashkëqytetarët e tyre", ka deklaruar ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë shtensionim të menjëhershëm të situatës pasi dje dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës, shqiptarë dhe serbë ishin ndaluar nga autoritetet serbe.

Po ashtu dje, Serbia ndaloi për më shumë se 20 orë, qindra qytetarë të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi me autobusë.

Ambasadori gjerman këto veprime të Serbisë i ka cilësuar të papranueshme.

“De-përshkallëzim tani! Paraburgimi i zyrtarëve policorë duke përfshirë disa nga komuniteti serb nga autoritetet serbe është i papranueshëm. Sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat në BE. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe presim që edhe politikanët serbë të Kosovës që të reagojnë për bashkëqytetarët e tyre”, ka shkruar Rohde në X.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarët policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) tha të mërkurën vonë se një zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës dhe katër zyrtarë të tjerë policorë janë duke u mbajtur nga autoritetet serbe.

Ministria tha se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq, është duke u mbajtur “në ndalim nga mëngjesi i sotëm pa asnjë sqarim”.

Jankoviq – i cili vjen nga Komuna e Shtërpcës – u ndalua në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe u dërgua për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

“Duke e njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policorë, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë”, tha Ministria kosovare në një komunikatë.

Ajo tha se autoritetet serbe i kanë ndaluar “10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë)”, por shtoi se pesë prej tyre janë liruar tashmë.

Sipas ministrisë, institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta, për të sqaruar situatën e krijuar.

Ministria i akuzoi autoritetet serbe se i kanë “mbyllur qytetarët tanë në zyrat e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistuar për pjesëmarrjen apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, apo me luftën në Kosovë”.

Nadalimi i Jankoviqit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika