Lajçak për Pahorin: Ka njohuri për rajonin, ky është një faktor i rëndësishëm për të si ‘emisar i ardhshëm’

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për Borut Pahor, i cili po përfolet zëvendësues i mundshëm i Lajçakut në mandatin e radhës.

Emisari i BE-së ka thënë se ish-presidenti slloven e njeh rajonin dhe se është i interesuar për të, faktor ky që sipas tij është i rëndësishëm nëse Pahor e merr pozitën e të dërguarit special të BE-së.

“E kam njohur presidentin Pahor për shumë vjet. Jemi takuar dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di se ai është shumë i interesuar në rajon dhe ka njohuri për rajonin. Sigurisht se ky është një faktor i rëndësishëm”, ka deklaruar Lajçak në një intervistë për N1 të Sarejvës.

Lajçak ka theksuar tutje se është logjike që me lidershipin e ri të BE-së, është mirë që një fazë e re e procesit do të fillojë duke theksuar “Kështu që deri më 31 gusht jam plotësisht përgjegjës dhe i përkushtuar për këtë proces”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika