Lajçak: S’ka ndonjë zhvillim për Asociacionin, pa të nuk ka normalizim marrëdhëniesh

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Emisari i BE-së për dialogun  Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nëse nuk ka zhvillim në aspektin e formimit të Asociacionit, nuk mund të ketë normalizim në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

“Nëse nuk ka përparim sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, është e vështirë të pritet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka thënë se të dy shtetet, Kosova dhe Serbia i dinë obligimet e tyre që janë përgjatë rrugës për integrim europian.

“Për Serbinë është raporti vjetor i Komisionit Evropian që tregon saktësisht se çfarë duhet bërë. Për Kosovën është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Përveç kësaj, në përputhje me vendimet e Këshillit të BE-së, normalizimi i marrëdhënieve është një parakusht për përparimin në rrugën europiane, BEka thënë qartë se nuk mund të importojë probleme të pazgjidhura dypalëshe”, ka shtuar Lajçak për “Kosovo Online”.

Sa i përket Asociacionit, ai u përgjigj se “nuk ka përparim për momentin”.

“Mund të përsëris vetëm se gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet, sepse parimi i përgjithshëm i “Pacta sunt servanda” është parimi bazë i së drejtës kontraktuale sipas të cilit kontrata e lidhur është ligji për palët kontraktuese, të cilat janë të detyruara të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrën e përcaktuar nga kontrata dhe janë përgjegjës për përmbushjen e këtyre detyrimeve – dhe kjo vlen për të dyja palët, nëse nuk ka përparim në çështjen e Asociacionit, vështirë se mund të presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shtuar tutje ai.

Emisari i BE-së ka theksuar se gjithmonë ka zgjidhje nëse ka vullnet të mirë.

“Nëse nuk ka zgjidhje – na mungon vullneti i mirë. Për fat të keq, atmosfera është e vështirë. Ka një atmosferë mosbesimi dhe konfrontimi. Është e vështirë të normalizohen marrëdhëniet në atë atmosferë”, ka potencuar Lajçak.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika