Profesori amerikan: Lavrov i dha ‘puthjen e vdekjes’ Ballkanit të Hapur

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka vlerësuar se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ia ka dhënë “puthjen e vdekjes” iniciativës ‘Ballkani i Hapur’

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins

Profesori Edward P. Joseph, që ligjëron në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka thënë se deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në mbështetje të Ballkanit të Hapur, ia kanë dhënë “puthjen e vdekjes”, kësaj iniciative.

“Ashtu si falënderimi që shkon për Putinin për ‘freskimin’ e NATO-s, komplimente për Sergei Lavrov që i dha puthjen e vdekjes iniciativës Ballkanit të Hapur”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Sipas tij, këtë iniciativë do ta shfrytëzojë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, për të përfituar politikisht.

“Ballkani i Hapur është ftesë e hapur për Vuçiqin që të shfrytëzojë madhësinë ekonomike të Serbisë për përfitime politike – pa kufizime politike apo vlera të BE-së. Open Balkan  ‘Bota Serbe’ nëpërmjet tregut për fqinjët më të vegjël të Serbisë”, ka thënë ai.

Këto reagime të profesorit amerikan, vijnë pas deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov për Ballkanin e Hapur.

Ndryshe, Samiti i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”, do të mbahet më shtatë dhe tetë qershor.

Pos tri shteteve themeluese të kësaj iniciative, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve të tjera fqinje, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në takimin i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika