Policia shpërndan studentët që po protestonin kundër profesorit të dyshuar për ngacmim seksual

Derisa po mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës, studentët e ndërprenë atë duke protestuar ndaj profesorit. Ky i fundit e lajmëroi policinë, e cila s’vonoi e i shpërndau protestuesit

Policia e Kosovës ka shpërndarë studentët, të cilët po protestonin ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.

Derisa po mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës, studentët e ndërprenë atë duke protestuar ndaj profesorit. Ky i fundit e lajmëroi policinë, e cila s’vonoi e i shpërndau protestuesit.

Kurse, Krasniqi më herët e ka dhënë qëndrimin e tij ndaj shprehjeve të përdorura në ankesën e ish-dekanes së Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, e cila e ka deponuar ankesën në KE, pas raportimit për ngacmim nga studentet e Mjekësisë.

“Shpreh kundërshtimin tim lidhur me atë që më është atribuuar. Pasi që vlerësimi parimor nuk iu ka shkuar për shtati disa njerëzve, ata i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i kanë pasur ndaj meje”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se i kanë keqpërdorur apo joshur disa studentë për të shpifur ndaj tij.

Sa i përket fletëparaqitjes së ish-dekanes së fakultetit të Mjekësisë ndaj tij në Këshillin e Etikës, Krasniqi tha se ajo ka pasur një qëllim krejt tjetër.

“Shpreh përkrahjen time të plotë për respektim të të drejtës të studentëve, por jam kundër çdo keqpërdorimi kundër çdo të drejte siç është bërë në rastin tim”.

Ai ka folur për mënyrën e vlerësimit në lëndën e matematikës, për të cilën tha se studentët në ligjëratën e parë janë njoftuar për syllabusin e lëndës, në të cilin kanë qenë obligativ dy teste apo kollokfiume.

Tutje ai tha se në të gjitha rastet nëse nuk kalojnë me kollokfium, siç e parasheh statuti i UP-së, mbahet provimi me shkrim dhe me gojë.

Ai tha se nuk i ka përdorur asnjë nga shprehjet që janë në ankesën e FM-së, në asnjë bisedë me studentët, bisedë formale apo jo formale.

“Shprehja e fjalës masazh është shpifje. Se jam afruar dhe kam dashur ta përqafoj është shpifja e radhës”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika