“Politikanët e Kosovës, duhet të reflektojnë në raport me Ballkanin e Hapur”

Analisti Seladin Xhezairi, nga Maqedonia e Veriut, ka thënë se në Shkup mbizotëron bindja se mund të ketë bashkëpunim real mes vendeve, ndërsa për Kosovën se kjo e fundit duhet të reflektojë në raport me Ballkanin e Hapur

Seladin Xhezairi- Analist nga Maqedonia e Veriut

“Politikanët e Kosovës duhet të reflektojnë në raport me Ballkanin e Hapur”, kështu është shprehur analisti nga Maqedonia e Veriut, Seladin Xhezairi në lidhje me këtë nismë.

Xhezairi ka folur për Ballkanin e Hapur që do të mbahet në Ohër.

Ai ka thënë se, politikanët e rajonit duhet që fjalët e tyre t’i shndërrojnë në vepra ose në të kundërtën e kësaj, angazhimi i tyre për lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave mund të mbesin të kota.

Xhezairi ka thënë se Shkupi është nikoqiri i këtij takimi të radhës së treshes ballkanike, e ky takimipër të, është më domethënës për shkak të mbështetjes nga ana e Malit të Zi pasi që në fillimi ky projekt nuk ishte mbështetur nga tri shtete siç janë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

“Në Shkup mbizotëron bindja se mund të bisedohet për bashkëpunim në fusha të ndryshme në mes të vendeve të rajonit”, ka thënë analisti, i ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Tutje, Xhezairi ka komentuar deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, pasi që ky i fundit kishte thënë se “Ballkani i Hapur”, është iniciativë e Serbisë, por këtë Xhezairi e ka mohuar duke thënë se nuk është ideja e vetëm presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por një rol jetik për këtë proces ka luajtur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Se përndryshe as Shqipëria, as Maqedonia e Veriut, nuk do kishin pranuar një ide kryekëput të Serbisë, e cila mund të ishte mbështetur nga Rusia”, ka thënë Xhezairi.

Sipas Xhezairit, kryeministri Albin Kurti nuk do të shkonte në Ohër, për shkak të parimeve të tij, por ai duhet të kishte dërguar dikë në këtë iniciativë si një vëzhgues, siç kanë bërë Sarajeve edhe Podgorica për t’i dëgjuar palët ndoshta do të kishte mundësi të bindet nga vendi i ngjarjes.

Ai ka përfunduar duke thënë se “nëse do të ndodhte kështu kjo do të ishte në favor të Kosovës”.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika