Haxhiu kërkesë kryetarëve të komunave për zbatim të obligimeve që dalin nga Strategjia kundër dhunës

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, u është drejtuar 38 kryetarëve të Komunave të Kosovës, me kërkesën për zbatim të obligimeve që dalin nga Strategjia kundër dhunës

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtesise

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, javën e kaluar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, u është drejtuar 38 kryetarëve të Komunave të Kosovës, me kërkesën për zbatim të obligimeve që dalin nga Strategjia kundër dhunës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu thotë  se krahas angazhimit nga niveli qendror, janë rreth 40 obligime që duhet të adresohen nga komunat ashtu që të kontribuohet përmbajtësisht në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore.

“Të mbështeten për pavarësim financiar viktimat e dhunës në familje: Duke mbuluar pagesën për qera, duke mbuluar shpenzimet mujore për të mbijetuarat, Subvencionimi i pagesave për kopshte të fëmijëve të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, të pajisen me detektor të sigurisë të gjitha strehimoret dhe QPS-të nga komunat, të shtohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale në QPS, bazuar në analizën që ka bërë Ministria e Drejtësisë në të gjitha Komunat, shtrirja e qasjes shumë-sektoriale të koordinuar të trajtimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në mbarë Kosovën, përmes themelimit të Mekanizmave Koordinues në komunat ku mungojnë, Informimi i viktimave/të mbijetuarave të dhunës në familje e dhunës ndaj grave, si dhe publikut në tërësi, mbi të drejtat e tyre dhe shërbimet ku mund të marrin ndihmë, përfshirë ndihmën juridike falas për personat e ekspozuar ndaj dhunës, në një gjuhë që ato/ata e kuptojnë; Mbështetja e strehimoreve me financim të vazhdueshëm”.

Për të ofruar siguri dhe mirëqenie për vajzat dhe gratë, sipas ministres Haxhiu veprimi duhet të jetë i përbashkët dhe ndërinstitucional.

“Në këtë drejtim, uroj që të gjithë kryrtarët të reflektojnë mbi politikat lokale dhe të zbatojnë obligimet që dalin nga Strategjia”.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika