Ambasada italiane për bojkotin e zgjedhjeve në veri: Rezultati s’kontribuon në zbutjen e tensioneve

Rezultati i votimit nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, që është thelbi i problemit, thonë nga ambasada e Italisë për bojkotin e zgjedhjeve në veri

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe dhe të figurave të tjera politike serbe në Kosovë, që nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë nga katër komunat në veri të Kosovës.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, thuhet se rezultati i votimit nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, që është thelbi i problemit.

Megjithatë, ata pranojnë se votimi i së dielës u zhvillua në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin.

“Siç është specifikuar në deklaratën tonë të fundit të Quint, ne shprehim keqardhje për vendimin e Listës Srpska dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës për të bojkotuar votën për tërheqjen e kryetarëve që u mbajt më 21 prill 2024. Pjesëmarrja demokratike është thelbësore për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Nisur nga bojkotimi, rezultati i votimit nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, që është thelbi i problemit. Duke thënë këtë, ne e pranojmë se votimi i së dielës u zhvillua në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin, pavarësisht nga një sërë vështirësish”, thuhet në përgjigje.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se procesi ka dështuar, pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.

Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues.

Kjo nënkupton se kryetarët aktualë do t’i vazhdojnë mandatet e tyre.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika