Rreth 26 për qind dalje deri më tani në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë votuar 26.35 për qind të qytetarëve

Deri në orën 13:00, në Maqedoninë e Veriut kanë votuar 26.35 për qind të qytetarëve, njofton kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski.

Sipas tij, jehonë më të madhe deri në orën 13:00 ka në Novaci ndërsa më të ulët në Vrapçishtë.

“Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, deri në ora 13:00, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani të KSHZ-së, është rreth 26,35%. Jehonë më të madhe deri në orën 13:00 ka në Novaci (42,87%), ndërsa më të ulët në Vrapçishtë (10,18%)”,  tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, dita e zgjedhjeve për momentin po kalon qetë dhe pa probleme të mëdha.

Ndryshe, sipas të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dalja në vendvotime në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 11 është 12,78 për qind, ose kanë votuar 229.417 votues./Alsat.mk

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika