Studentët ndërprenë konferencën e MAShTI-t, kërkojnë përjashtimin e Xhevat Krasniqit nga UP-ja

Studentët e Lëvizjes Feministe Studentore ia kanë ndërprerë fjalimin rektorit të UP-së në konferencën e MASHT-it, me arsyetimin se rektori ka shkelur rregulloren e UP-së, se nuk e ka shkarkuar profesorin Xhevat Kransniqi, i cili akuzohet për ngacmim seksual

Foto nga konferenca e MASHT-it, 26 prill 2024.

Lëvizja Feministe Studentore, të premten, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Kërkesa e tyre ishte përjashtimi i profesorit, Xhevat Krasniqi, nga Universiteti i Prishtinës, i akuzuar për ngacmim seksual.

Derisa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, po mbante fjalim, studentët e ndërprenë fjalën e tij duke thënë se ai ka shkelur rregulloren e UP-së, pasi nuk e ka shkarkuar profesorin Xhevat Kransniqi.

“Fjalimi i rektorit sot nuk do të mbahet, sepse rektori nuk ka folur asnjë fjalë nga 27 çikat protestuese. Ne kemi kërkuar qëndrim publik te rektori jo takim privat me dyer të mbyllura. Sepse sipas rregullores kundër ngacmimeve seksuale e cila është aktualisht në fuqi në UP procedurat brenda UP-së duhet të zhvillohen të pavarura prej procedurës penale. Pra, procedura penale e heton një vepër penale që e ka kryer profesori, ngacmimin seksual si vepër penale, derisa rregullorja e heton ngacmimin seksual si shkelje etike, nene 11 pika 7 është shkelur me nënshkrimin e rektorit për suspendimin e profesorit Xhevat Kransiqi”, ka thënë aktivistja Blenda Asllani.

Më pas, konferenca e MAShTI-t është ndërprerë me arsyetimin se do të vazhdojë pas pesë minutash.

Foto nga konferenca e MASHT-it, 26 prill 2024.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika