Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Gjatë intervistës, kryeministri Albin Kurti potencon se nuk ka rrezik për serbët e Kosovës nga Qeveria të cilën e udhëheq ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon ta mbajë qëndrimin se në Kosovë mund të ketë vetëm një lloj valute si mjet pagese që mund të përdoret, vetëm euroja.

Në një intervistë dhënë për “BBC”, kreu i ekzekutivit ka thënë se Serbia nuk mund t’ua imponojë serbëve të Kosovës përdorimin e dinarit, sepse, siç thekson ai, kjo monedhë i përket kohës së ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit.

“Kosova mund të ketë vetëm një lloj valute si mjet pagese. Pra, nëse Serbia dëshiron dinarë, atëherë ata s’mund ta imponojnë këtë”, theksoi kryeministri.

Gjatë intervistës, Kurti potencon se nuk ka rrezik për serbët e Kosovës nga Qeveria të cilën e udhëheq ai.

“S’ka rrezik për serbët e Kosovës nga qeveria ime. Ne s’mund të lejojmë asnjë individ ose grup të bëhet më i fortë se shteti. Dhe shteti nënkupton sundim të ligjit për të gjithë dhe secilin”, shtoi më tej ai.

Ndërkaq, pos kësaj, Kurti ka përmendur edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Kemi konfiskuar armë, municion dhe pajisje ushtarake në vlerë deri në pesë milionë euro të prodhuara në Serbi vitet e fundit. Mendoj se Serbia deshi një luftë të re, por kjo nuk ndodhi. Ne eliminuam tre terroristë, dhjetëra prej tyre ikën, ndërsa ata sot janë në Serbi”.

Kur u pyet pse u lanë të iknin nga territori i Kosovës, Kurti tha se “kishim perimetër shumë të gjatë dhe të madh, nuk donim që asnjë nga plumbat të përfundonte në Manastirin ortodoks serb”.

Ai thotë se çmimi që u pagua ishte fakti që ata arritën të shpëtonin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika