Gjenerali Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se Gjenerali, Fadil Hadërgjonaj është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Gjenerali Fadil Hadërgjonaj nga sot është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Gjeneral Fadil Hadërgjonaj, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. ‘Bjeshka’ siç e thërrasin shokët e luftës, është një prej figurave më të shquara e të njohura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Fadili shkollimin e kreu në vitin 1989 në Akademinë Ushtarake të ish APJ-së, në drejtimin ‘Mbrojtja e Hapësirës Ajrore’, për të vazhduar më pas në Shkollën Komando Shtabore në vitin 2008. Ndërsa, vazhdoi shkollimin në Akademinë për Mbrojtje në Britaninë e Madhe gjatë viteve 2011 – 2015. Në vitin 2018 magjistroi në Shkencat e Sigurisë në Prishtinë,” ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka shkruar se Hadërgjonaj ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj detyrave të tij, e kështu i ka uruar edhe mbarësi.

“Gjatë karrierës së tij ushtarake, Fadil Hadërgjonaj ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj detyrave të tij, duke shërbyer në pozita të larta komanduese dhe udhëheqëse në Forcat e Armatosura të Kosovës. Ai me shumë përkushtim udhëhoqi Brigadën 138 “Agim Ramadani”, në vitin 1999 dhe shumë brigada tjera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu udhëhoqi Departamentin e Hulumtimeve/ Komanda e Doktrinës dhe Trajnimit në TMK; ishte shef i sektorit të Stërvitjeve dhe Ushtimeve në MFSK; dhe udhëhoqi Komandën e Doktrinave dhe Stërvitjeve. Ishte këshilltar Ushtarak; Komandant i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, si dhe komandant i parë i Forcave Tokësore të Forcës,” shkruan Abdixhiku.

Fadil Hadërgjonaj për kontributin dhe shërbimin e tij të jashtëzakonshëm në karrierë mori medaljen e shërbimit dhe medaljen e karierës nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika