Kërkohet paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi viktimën me ngecje në zhvillim mendor

Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë e cila dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor

Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale Xh.D., nga fshati Dubravë- Komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “Dhunimi” ndaj viktimës me aftësi të kufizuara mendore.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se “më 01 dhe 02 Maj të vitit 2024, saktësisht në motelin “XXL”, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, të kryej akt seksual dhe për ta bindur që të kryej akt seksual, i pandehuri ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike dhe në fund pas dy dite, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marrë dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Ndërsa sot i dyshuari ishte ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndalohet një person në Ferizaj, dyshohet se dhunoi viktimën që ka ngecje në zhvillim mendor

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika