Knaus thotë se Franca dhe Gjermania po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE

"Në këtë moment disa qeveri anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, po përgatiten të bllokojnë votimin për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë së saj parlamentare në prill”, ka shkruar Knaus në rrjetin social "X"

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), Gerald Knaus ka thënë se disa shtete po përpiqen ta bllokojnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që pritet të bëhet në maj.

Në mesin e tyre, Knaus ka thënë se janë Gjermania dhe Franca.

“Në këtë moment disa qeveri anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, po përgatiten të bllokojnë votimin për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë së saj parlamentare në prill”, ka shkruar Knaus në “X”.

Sipas tij, kjo vjen pas fushatës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke e përfshirë apelin që ia ka drejtuar presidentit të Francës që ta pengojë votimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë Vuçiq, duke përfshirë një apel personal drejtuar presidentit Macron që të mos lejojë një votim”, ka vijuar Knaus.

Tutje ai ka thënë se Këshilli i Evropës është i ndarë në një çështje kyçe: a kanë vlerë vlerësimet ligjore dhe votat në Asamblenë Parlamentare duke shtruar pyetjen se “A është anëtarësimi për merita apo thjesht vetëm politik”.

Javë më parë, Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Tani çështja ka kaluar në Komitetin e Ministrave, ku gjatë muajit maj pritet mbledhja dhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE ishte parashikuar të jetë në agjendë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika