Kurti takon komandantin e FSK-së, theksohet progresi drejt anëtarësimit në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së hënës ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me të cilin ka diskutuar për zgjerimin e ushtrisë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve, pasi kjo “është rruga e sigurt drejt NATO-s"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një takim me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se gjenerallejtënant Jashari, po e udhëheq me sukses Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kurti ka theksuar se ngritja dhe rritja e FSK-së në vitet e fundit është e paparë, duke shtuar se buxheti i dyfishuar, armatimi i trefishuar dhe trajnimet jashtë vendit janë hapa drejt anëtarësimit në NATO.

Ai, gjithashtu, ka diskutuar për arritjet e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme në rrugën e përparimit të FSK-së.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika