Abdixhiku takon delegacionin 30-anëtarësh të CSU-së: Ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim me delegacionin 30-anëtarësh të CSU-së ka thënë se “LDK i ruan dhe i kultivon me kujdes raportet me forcat kryesore evropiane"

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në takim delegacionin 30- anëtarësh të CSU-së, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.

Në këtë takim, sipas Abdixhikut, është diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë në mes të CSU-së dhe LDK-së.

“Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Më tej, Abdixhiku është shprehur se bashkëpunimi i tyre është një “zotim” për të krijuar rrugë me projekte konkrete që ngrisin nivelin e tyre partiak në standarde evropiane.

“LDK i ruan dhe i kultivon me kujdes raportet me forcat kryesore evropiane; dhe pritja e takimi i sotëm kishin këtë qëllim”, ka përfunduar i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pamje nga takimi

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika