Humolli kritikon ndërkombëtarët për qasje joneutrale: Lajçaku e Escobari janë proserbë

Humolli ka akuzuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak se është pro-serb dhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar duke thënë se "ka flejtur në kishën që bekoi kriminelët serbë"

Fatmir Humolli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se nuk është neutrale në raport me Kosovën e Serbinë.

Në emisionin “FIVE”, Humolli ka thënë se ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kosovës e jo Serbisë, e cila kreu krime në Kosovë, duke thënë se kjo vjen për shkak të dobësisë së klasës politike.

“E kemi presionin ndaj Gjykatës Speciale që ka qenë presion poshtërues, klasa perëndimore duke parë klasën tonë politike që i pranon kompromiset, bën presion. Bashkësia ndërkombëtare i bën presion Kosovës, e jo Serbisë e cila kreu krime. I bën presion fundamentalizmit islamik e jo atë ortodoks sllav. Bashkësia ndërkombëtare nuk është korrekte në raport me proceset historike për shkak të dobësisë së klasës tonë politike”, ka deklaruar Humolli.

Sipas tij, krejt kjo vjen pasi Kosova ka pranuar kompromise të shumta dhe bashkësia ndërkombëtare godet kur sheh dobësi të klasës politike.

“Shpallja e Pavarësisë ka qenë kompromisi më i dhimbshëm për interesat ndërkombëtare, duke i shkelur të drejtat e kombit shqiptar, sidomos në këtë periudhë kur i kujtojmë dëshmorët tanë. Klasa jonë politike nuk u beson popullit, duke pranuar kompromise të padrejta, nuk është korrekte të drejtën tonë të sanksionojë në Kushtetuese”, ka vijuar ai.

Ai ka kritikuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, se është proserb dhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar, duke thënë se “ka flejtur në kishën që bekoi kriminelët serbë”.

Sipas Humollit, bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë ka qenë vetëm një shuplakë në sy të botës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika