Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor “Ujku Alfa”

Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore të FSK-së përfundoi ushtrimin fushor "Ujku Alfa", duke përgatitur kompaninë A në nivel Togu me municion luftarak dhe duke u vlerësuar nga komandantë të lartë si gjenerali brigade Hysen Dreshaj dhe përfaqësues ushtarakë nga Ambasada Amerikane

Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës, 13 maj 2024.

Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të hënën ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor Nivel Togu “Ujku Alfa”.

Siç thuhet në njoftimin e FSK-së, objektivë e këtij ushtrimi ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak, duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live).

Në njoftim, po ashtu thuhet se për të përcjellë nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarakë nga Ambasada Amerikane, të cilët u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika