Kryeziu: Nëse LDK-ja dhe AAK-ja s’kanë fuqi të nxisin dorëheqjen e Kurtit, atëherë të presin përfundimin e mandatit

"LDK dhe AAK, nëse nuk kanë fuqi politike për të nxitur dorëheqjen e kryeministrit, refuzojnë votën e tyre për shpërndarjen e kësaj legjislature, atëherë alternativa e tyre është që kjo qeveri t'a përfundojë mandatin qeverisës dhe të shkojmë në zgjedhje të rregullta", ka deklaruar drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se nëse dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk kanë fuqi politike për të nxitur dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe refuzojnë votën e tyre për shpërndarjen e kësaj legjislature, atëherë alternativa e tyre është që kjo qeveri ta përfundojë mandatin qeverisës dhe të shkohet në zgjedhje të rregullta.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka theksuar se nëse këto parti i kanë renditur argumentet për dështimet e kësaj qeverie, alternativën politike nuk duhet ta fokusojnë në formën se si i ndërpritet mandati kësaj qeverie.

“Nëse tani i kanë të renditura shumë argumente për ngecjet dhe dështimet e kësaj qeverie, në disa fusha të politikëbërjes, si: në zhvillimin ekonomik, në qeverisjen llogaridhënëse, transparente dhe pa korrupsion, fuqizimin e aleancave dhe partneritetit ndërkombëtar, rrugëtimin euroatlantik, anëtarësimin në KiE, dialogun me Serbinë etj.. S’di pse alternativën e tyre politike duhet ta fokusojnë në formë, se si i ndërpritet mandati kësaj qeverisje!? Gjithnjë forma ka rëndësi se si një veprim politik pranohet dhe perceptohet nga publiku, por jo mbi përmbajtjen. Përmbajtja është thelbësore në politikë”, ka thënë Kryeziu.

Tutje ai ka thënë se më shumë sesa forma se si të arrihet ndërprerja e një mandati të një qeverie, politikisht për opozitën është zgjidhje më e mençur, ndërprerja e një mandati të qeverisë para kohe, sesa shkuarja në zgjedhje të rregullta.

“Më shumë se sa forma, se si të arrihet ndërprerja e një mandati të një qeverie, politikisht për opozitën është zgjidhje më e mençur ndërprerja e një mandati të qeverisë para kohe, se sa shkuarja në zgjedhje të rregullta. Dhe përmbyllja e një mandati qeverisës dhe shkuarja në zgjedhje të rregullta, janë formë e ndikimit dhe perceptimit në publik!?”, ka vijuar tutje Kryeziu.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika