Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, të enjten, seancën e radhës plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.
Sipas njoftimit, në rend të ditës janë pesë pika, përfshirë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
- Deklarimet jashtë rendit të ditës.
- Pyetjet parlamentare.
- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e RTK-së.
- Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
