Gjykimi në mungesë, aktakuzë ndaj tre serbëve për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në mungesë ndaj tre personave të nacionalitetit serb, nën dyshimet për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër tre serbëve me inicialet L.Č., P.B dhe M.I, nën dyshimet për krime lufte në Burgun e Prishtinës dhe në Lipjan.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, njëri prej të akuzuarve në kohën e luftës ka qenë drejtor në Burgun e Qarkut në Prishtinë ndërsa dy të tjerët thuhet se kanë qenë gardianë në këtë burg.

Prokuroria Speciale njofton se “i pandehuri L.Č., në cilësi të personit zyrtar-drejtor i burgut të Qarkut në Prishtinë, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë të tjerë të këtyre burgjeve, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Krime Lufte Kundër Popullatës Civile”.

Ndërkaq të pandehurit P.B dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtarë-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Krime Lufte Kundër Popullatës Civile’’.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika