O’Brien: Këtë vit, vendet që i përmbushin reformat do t’i bashkohen tregut unik evropian

“Më vonë, këtë vit, vendet që i përmbushin reformat do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime të ulëta. Pra, secilën herë që dikush dërgon para përmes bankës, do të ketë shpenzime më të vogla", ka deklaruar James O’Brien në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Mal të Zi

Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor, ka thënë se ShBA-ja e mbështet planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, pasi ka të bëjë me 18 milionë njerëz dhe me të ardhmen e tyre.

“Më vonë, këtë vit, vendet që i përmbushin reformat do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime të ulëta. Pra, secilën herë që dikush dërgon para përmes bankës, do të ketë shpenzime më të vogla. Kjo ka të bëjë me përfitime për qytetarët e rajonit dhe bashkimin në tregun unik evropian”, tha O’Brien.

Më tej, O’Brien tha se ShBA-ja është e ngazëllyer që po e sheh lansimin zyrtar të kësaj nisme dhe se Shtetet e Bashkuara besojnë se është vitale për ta ndihmuar Ballkanin Perëndimor për t’i përmbushur potencialet e veta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika