Fico nuk është më në rrezik për jetë

Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë

Kryeministri i ri sllovak Robert Fico.

Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë, ka thënë zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak të dielën.

“Ai nuk është më në rrezik për jetë, por gjendja e tj vazhdon të jetë serioze dhe duhet të jetë në kujdes intensiv”, ka thënë Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos.

Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit ka dalë të shtunën para gjykatës.

I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, e ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën.

Cintula ka shtënë pesë herë me armë kundër Ficos, ndërsa e ka qëlluar katër herë – përfshirë goditjen në abdomen – teksa kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij, pas takimit qeveritar të zhvilluar në qytezën Handlova.

Fico është dërguar në spital me helikopter dhe i është nënshtruar një operimi për pesë orë.

Fico është në pushtet prej kur partia e tij popullsite e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika