Aeroplani i mallrave del nga pista në aeroportin e Miamit, disa persona të lënduar

Një aeroplan transportues i mallrave ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit në SHBA, duke shkaktuar një zjarr dhe duke goditur disa automjete, njoftuan autoritetet amerikane.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), incidenti ndodhi rreth orës 14:00 sipas kohës lokale të dielën. Autoritetet thanë se një avion Boeing 767-300, i cili po kryente fluturim transportues, “kaloi fundin e pistës pas uljes”.

Avioni kishte nisur fluturimin nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan të Porto Rikos, përpara se të ulej në Miami.

Shërbimet e zjarrfikësve të Miami-Dade thanë se ekipet morën raportime për një situatë të rrezikshme rreth orës 13:55, pasi avioni doli nga pista dhe goditi disa automjete.

Kur ekipet mbërritën në vendngjarje, avioni ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa nga zona ngriheshin flakë dhe tym i dendur.

Autoritetet thanë se në vendngjarje ka disa persona të lënduar, ndërsa më shumë se 60 pjesëtarë të shërbimeve të zjarrfikësve dhe shpëtimit janë angazhuar në operacion.

FAA ka vendosur një ndalim të plotë të fluturimeve në aeroport, masë që përdoret për të kontrolluar trafikun ajror drejt një aeroporti. Për pasojë, fluturimet që duhet të ulen ose të nisen nga Miami janë pezulluar përkohësisht.

FAA ka theksuar se informacioni i publikuar deri tani është paraprak dhe se autoritetet po vazhdojnë të mbledhin të dhëna për incidentin.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacione për gjendjen e personave të përfshirë dhe shkaqet e aksidentit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika