Pritet të mblidhen katër komisione parlamentare

Këtë të marte, katër komisione parlamentare do të mblidhen, përfshirë angazhimin e ekspertëve nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Shërbimin e Jashtëm, shqyrtimin e raportit vjetor të ARRU-së nga Komisioni për Ekonomi, shqyrtimin e projektligjeve për rininë dhe sportin nga Komisioni për Arsim, dhe shqyrtimin e raportit të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Ilustrim

Këtë të marte është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të diskutojë sot rreth angazhimit të ekspertëve.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do ta shqyrtojë sot raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin për vitin 2023.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport sot do të shqyrtojë Projektligjin për rininë, si dhe atë për sport.

Ndërkaq, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e shqyrton sot raportin vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, ku e ftuar është edhe auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika