BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në dialog me Kosovën

Bashkimi Evropian ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi “nuk i ndryshojnë themelet e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, as detyrimet e marra përsipër nga palët”.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga liderë të veçantë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten në fuqi, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit (Marrëveshja e Ohrit)”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim.

Lidhur me qeverinë e re që pritet të formohet në Serbi pas zgjedhjeve të 25 tetorit, zyrtarët në Bruksel janë të kujdesshëm në pritjet e tyre ndaj pushtetit të ri në Beograd.

Sipas tyre, në këtë fazë do të ishte e parakohshme të spekulohej për ndryshime të mundshme në qëndrimin negociues të Serbisë apo për pasojat e tyre në Dialog.

“Presim që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive, të respektojë zotimet e saj ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit”, ka theksuar zëdhënësi i BE-së.

Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar me udhëheqjen e re, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë dhe ruajtjes së dinamikës së procesit.

Në Serbi, më 25 tetor u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Fitues bindës doli Lista Studentore, ndërsa partia e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq pësoi disfatë./RTK

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika