Ish-zv.ministri i Financave: Të ndalohet qarkullimi i parave ilegale në Kosovë

Gashi në emisionin "FIVE"  operacionin e policisë së Kosovës në veri kundër institucioneve financiare serbe në Kosovë më 20 maj e ka quajtur "veprim të njëanshëm" duke thënë se kur ka diçka ilegale ajo duhet të ndërpritet por të ketë koordinim

Ish-zv.ministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë se duhet të ketë koordinim nga Kosova e Serbia për çështjen e dinarit e jo të ketë veprime të njëanshme.

Gashi, në emisionin “FIVE”, operacionin e Policisë së Kosovës në veri kundër institucioneve financiare serbe në Kosovë më 20 maj, e ka quajtur “veprim të njëanshëm”, duke thënë se kur ka diçka ilegale ajo duhet të ndërpritet, por të ketë koordinim.

“Askush nuk mund të veprojë si bankë në Kosovë pa licencë dhe sigurisht që organet duhet të veprojnë kur ka institucione pa licencë. Për çështjen e dinarit serb duhet të ketë koordinim e jo të ketë veprime të njëanshme. Duhet të ndërprehet qarkullimi i parave ilegale në Kosovë në kanale ilegale, kjo është synimi kryesor”, ka deklaruar Gashi.

Gjatë aksionit të së hënës, Policia e Kosovës i mbylli gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian e quajti këtë veprim të Qeverisë së Kosovës, veprim të pakoordinuar dhe përshkallëzues.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika