Reuters: Putin kërkon një armëpushim në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thuhet se është i gatshëm për një armëpushim në Ukrainë, duke kërkuar njohjen e linjave të frontit aktuale, ndërsa përgatitet për veprime të tjera nëse Kyivi dhe Perëndimi nuk pranojnë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të ndalojë luftën në Ukrainë me një armëpushim të negociuar që njeh linjat e luftës aktuale.

Kështu kanë deklaruar katër burime rusë për Reuters, duke thënë se ai është i gatshëm të vazhdojë luftën nëse Kijevi dhe Perëndimi nuk reagojnë.

“Putini mund të luftojë për aq sa të nevojitet, por Putini është po ashtu i gatshëm për armëpushim, që të ngrijë luftën”, ka thënë njëri nga katër burimet, i cili është një zyrtar që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedat e nivelit të lartë në Kremlin.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, në një përgjigje ka thënë se shefi i Kremlinit e ka përsëritur vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog, duke shtuar se shteti rus nuk dëshiron “luftë të përjetshme”.

ShBA-të po përgatisin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po përgatisin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me një vlerë prej 275 milionë dollarësh.

Paketa do të përfshijë predha artilerie 155 mm, municione ajrore me saktësi të lartë dhe mjete tokësore, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters të enjten tre zyrtarë amerikanë.

Ndihma ushtarake, e cila mund të shpallet deri të premten, do të jepet në bazë të një ligji që e lejon presidentin amerikan të autorizojë transferimin e pajisjeve dhe armëve nga rezervat e Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë për marrjen e miratimit nga Kongresi në rastet e emergjencave.

SHBA thotë se “ka gjasa” që Rusia ka dislokuar një armë antisatelitore në hapësirë

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika