Dyshohet se një grua u dhunua dhe u grabit në Gjilan

Një grua dyshohet se është dhunuar në Gjilan. Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se e njëjta dhe djali i saj i mitur janë sulmuar fizikisht në rrugë nga dy persona të panjohur dhe të maskuar

Policia e Kosovës

Një grua dyshohet se është dhunuar të shtunën e 25 majit, në Gjilan.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se e njëjta dhe djali i saj i mitur janë sulmuar fizikisht në rrugë nga dy persona të panjohur dhe të maskuar.

Ndaj të miturit dyshohet se është ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit thuhet se kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari dhe një shumë parash.

Ky rast në raport është cilësuar si “grabitje dhe dhunim”.

Rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një  femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika