Gërvalla takon Blinkenin: Kosova s’ka mundur të ketë mike më të mirë se SHBA-në

Donika Gërvalla gjatë vizitës së saj në Los Angeles e ka takuar Sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken

Donika Gërvalla dhe Anthony Blinken

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Përmes një postimi në Twitter, Gërvalla ka njoftuar se kanë diskutuar për cështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan.

“E inkurajuar nga një bisedë e besueshme , kuptimplotë dhe të  përzemërt me sekretarin Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë të Kosovës me SHBA-në, ne  nuk mund të kishim një mik më të mirë! Faleminderit, Anthony Blinken”, ka shkruar ajo.

Gërvalla po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në “Summit of the Americas” në Los Angeles.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika