Kosova i kërkon Kuvajtit mbështetje për statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në New York, në margjinat e punimeve të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është takuar me Princin e Kurorës së Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah.

Kurti tha se Kosova dhe Kuvajti shprehën gatishmërinë për të nënshkruar memorandumin për Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim, ndërsa paralajmëroi se së shpejti pritet të përmbyllen edhe marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen e investimeve.

Kurti tha se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kuvajtit, bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen e Kuvajtit për Kosovën në proceset ndërkombëtare.

Ai kujtoi se Kuvajti e njohu pavarësinë e Kosovës më 11 tetor 2011, ndërsa këtë muaj shënohen 15 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Sipas Kurtit, gjatë takimit është vlerësuar edhe kontributi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt, në kuadër të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Ai bëri të ditur se Princi i Kurorës e ka falënderuar Kosovën për përkrahjen në luftimin e ekstremizmit në rajonin e Gjirit.

Në takim, sipas Kurtit, është kërkuar edhe mbështetja e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Kurti theksoi se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve mund të zgjerohet në sektorë si teknologjia e informacionit dhe industria e mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika