Meta uron Gashin: Shqiptarët kanë rol kyç në ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut

Meta ka thënë se është besimplotë se Afrim Gashi si kryetar i ri i Kuvendit me eksperiencën e tij parlamentare, do të dëshmojë lidership gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka uruar kryetarin e ri të parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për pozitën e re.

Meta ka thënë se është besimplotë se Gashi me eksperiencën e tij parlamentare, ai do të dëshmojë lidership gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik.

Sipas Metës, shqiptarët kanë rol kyç në stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Meta në Facebook.

Tutje, Meta ka thënë se Gashi si kryetar i ri i kuvendit “do të garantojë të drejtat e opozitës në kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika