Rasti “Albkings”, shtatë persona të arrestuar deri më tani

Shtatë persona janë arrestuar deri më tani në lidhje me rastin "Albkings" teksa grupi është mbyllur përfundimisht

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka njoftuar se janë arrestuar gjithsej shtatë persona deri më tani për rastin “Albkings”.

Ai tha se bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet për të zbuluar personat e përfshirë në këtë rast dhe më pas edhe janë arrestuar.

Gashi tha se ky rast ka qenë delikat teksa shtoi se ende janë në fazën e hetimeve.

“Kjo konferencë është organizuar që të informojmë opinionin lidhur me rastin Albkings. Ju njoftojmë se kemi arritur me sukses të gjurmojmë, zbulojmë dhe të arrestojmë të gjithë kryerësit e veprës penale të vjedhjes së identitetit. Andaj, falë bashkëpunimit me qytetarët kemi arritur që këtë rast delikat t’i arrestojmë brenda një afati të shkurtër kohor”, ka njoftuar ai.

Në konferencë për media u bë e ditur se përfundimisht ky grup është mbyllur, edhe pse disa herë ishte rihapur pas mbylljes.

Tutje, nga prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati u bë e ditur se fazat e hetimit do të fillojnë edhe në pista të tjera, pasi dyshohet se të njëjtit kanë kryer edhe vepra tjera penale.

“Kemi arritur dhe të identifikojmë shtatë të dyshuar për këtë rast, jemi duke vazhduar hetimet edhe në pista tjera, në saje të grumbullimit të provave, dyshohet se kanë kryer edhe vepra tjera penale”, ka deklaruar prokurorja e rastit.

Grupi “Albkings” u përdor nga të dyshuarit për intimidim, shqetësim e ngacmim të grave e të vajzave në platformën Telegram.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika