Kurti pritet nga presidenti Erdogan në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Kompleksin Presidencial në Ankara, ku ka filluar takimi mes tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Siç raporton Zyra e Presidencës turke, tashmë ka nisur takimi mes tyre dhe nuk dihet nëse pas takimit do të mbajnë konferencë për media.

Po ashtu, kryeministri Kurti pritet të ketë edhe një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Kryeministri Kurti në vizitën e tij në Turqi është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.

Kryeministri Kurti pritet nga presidenti Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara, 31 MAJ 2024.
Kryeministri Kurti pritet nga presidenti Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara, 31 MAJ 2024.
Kryeministri Kurti pritet nga presidenti Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara, 31 MAJ 2024.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika