Zelensky akuzon Kinën dhe Rusinë se po përpiqen të ndërprejnë një konferencë paqeje për luftën në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Foto: Efrem Lukatsky/AP

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi dhe Rusinë se po përpiqen të minojnë samitin e tij të ardhshëm global të paqes në Zvicër.

Ai tha se Rusia po përpiqej të largonte shtetet e tjera që të merrnin pjesë në ngjarje dhe se Kina po punonte gjithashtu për ta bërë këtë.

“Rusia, duke përdorur ndikimin kinez në rajon, duke përdorur edhe diplomatët kinezë, po bën gjithçka për të prishur samitin e paqes”, tha ai, raporton BBC.

“Kjo është për të ardhur keq që një vend kaq i madh, i pavarur dhe i fuqishëm si Kina është një instrument në duar e Putinit”.

Zelensky u kërkoi zyrtarëve të lartë të mbrojtjes që të merrnin pjesë në samit, duke thënë se ai ishte i zhgënjyer nga dështimi i disa kombeve për t’u angazhuar për t’u bashkuar.

Sipas presidentit ukrainas, Ukraina kishte propozime për të bërë në samit, duke adresuar sigurinë bërthamore, sigurinë ushqimore dhe lirimin e të burgosurve të luftës.

Zelensky shtoi se Ukraina është “e gatshme të dëgjojë propozime dhe mendime të ndryshme që na çojnë drejt përfundimit të luftës dhe një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika