Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc: Do të krijojmë shumicë të re qeverisëse

Arbër Pajaziti, kandidati i Frontit për Ndryshim, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në Bujanoc dhe ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë. Ai ka premtuar se do të krijojë një shumicë të re qeverisëse

Kandidati nga “Fronti për Ndryshim”, Arbër Pajaziti, ka shpallur fitoren në Bujanoc nga zgjedhjet lokale që janë mbajtur të dielën e 2 qershorit.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, Pajaziti ka falënderuar qytetarët e Bujanocit për besimin e dhënë.

“Faleminderit për 10.800 shqiptarë të Komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje. Faleminderit ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj. Bashkëvendas që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar. Ju komisionerë, ju ishit heronjtë tanë. Aktivistë dhe simpatizantë, angazhimi i juaj është për çdo lëvdatë dhe meriton falënderime të panumërta”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se kjo fitore i obligon që të krijojnë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc.

“Bashëkombas të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt”, ka shkruar tutje Pajaziti.

Ndërsa, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet lokale në Preshevë.

Ajo ka shpallur fitoren dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetje.

“Faleminderit Preshevë që na besuat dhe u bashkuat të gjithë me mendje dhe zemër për Komunën tonë”, ka theksuar ajo.

Të dielën, 2 qershor, nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate.

Ndërsa, në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.

Sipas rezultateve preliminare, Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4080 vota ose 11 këshilltarë, pasuar nga Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, e cila ka marrë 3093 vota ose 8 këshilltarë.

Alternativa për Ndryshim që ka qeverisur Preshevën ka marrë 2856 vota ose 8 këshilltarë.

Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë; Aleanca për Luginën 1154 vota ose 3 këshilltarë; Unioni Demokratik Shqiptar 566 vota – 1 këshilltar; Lista serbe ka marrë 641 vota ose 1 këshilltar.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika