Kritikat për projektligjin për KPM-në vazhdojnë, Qeverisë s’i bëhet vonë

Shoqëria civile e Asociacioni i Gazetarëve vazhdojnë të kritikojë Qeverinë që nuk po i merr parasysh kritikat e tyre dhe të Këshillit të Evropës për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. Ata thonë se nëse i njëjti bëhet ligj, atëherë ky do të jetë një dëm i madh për lirinë e medias në Kosovë

Qeveria e Kosovës

Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave po kalon me radhë nëpër komisionet e Kuvendit, pas atij për Media që ia dha dritën e gjelbër.

Pavarsisht kritikave të shoqërisë civile e komenteve negative nga BE-ja për këtë projektligj, megjithatë puna për finalizimin e tij nuk po ndalet.

Por kritikën e saj nuk po e ndal as juristja për të drejtën e medias, Flutura Kusari, që thotë se nëse ky projektligj bëhet ligj, do t’i shkaktohet dëm i pariparueshëm lirisë së medias.

“Këshilli i Evropës ka japë kritika tepër të ashpra, për projektligjin e KPM-së dhe Kuvendi në vend që me i marr ato seriozisht, nuk e ka zbatu në shumicën e tyre, tash kemi një projektligj që nuk është në përputhje me standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian”, ka thënë Kusari.

Xhemajl Rexha, i cili udhëheq Asociacionin e Gazetarëve thekson sërish problematikat e projektligjit.

“Kërkesat tona  nuk janë të jashtëzakonshme, pra ka të bëjë me faktin që nuk është koha e duhur dhe mënyra e duhur e propozuar nga qeveria për të kontrolluar kontentin e mediave online, kërkesë tjetër është që mos tu lejohet partive politike, dhe grupeve religjioze që të hapin kanalet e tyre. Asnjëherë e sidomos në kohë zgjedhjesh”, ka thënë Rexha.

Projektligji parasheh që numri i anëtarëve të KPM-së të rritet nga 7 në 11, çka shoqëria civile po e konsideron këtë si tendencë për shtrirje të ndikimit në një institucion të pavarur.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika