Kurti për Shkurte Fejzën: Këngët na kanë frymëzuar në çdo kohë e na kanë mbushur shpresë në momentet e vështira

Në 50-vjetorin e karrierës së Shkurte Fejzës, kryeministri Albin Kurti ka falënderuar artisten për këngët që na kanë frymëzuar në kohëra të vështira.

“Gjysmë shekulli karrierë me dashuri të pakushtëzuar dhe zë të pa kompromis për Kosovën. Çfarë kënaqësie dhe nderi të jemi pjesë e shënimit të 50 vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës! Faleminderit nga zemra për këngët që na kanë bashkuar duke na frymëzuar në çdo kohë dhe na kanë mbushur me shpresë duke na dhënë forcë në momentet më të vështira,” shkruan Kurti.

Duke shtuar se ndë momentet e errëta këngët e Shkurte Fejzës na kanë trimëruar duke na rikujtuar dashurinë për vendin tonë, Kosovën.

“Me ju, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Në ditët e errëta dhe të vështira ju na keni trimëruar dhe ngushëlluar, duke bërë që kurrë mos të harrojmë dashninë për Kosovën. Koncerti nën përkujdesjen e çmueshme të A.K.K.V. “Shota” ishte një sukses i jashtëzakonshëm me artistë të shumtë që nderuan bashkëpunimet e saj ndër vite nën dirigjimin e Valton Beqirit me orkestrën përplot me të rinj e të reja profesionistë që performuan me mjeshtëri. Edhe mbrëmë si ngahera me këngët tuaja ishim me qarkun e dashurisë së përbashkët për tokën tonë, qarkun e dashurisë sonë të përjetshme për jetën e lirë, të dashurisë së pavdekshme për Kosovën dhe kombin.”

Tutje, Kurti shkruan “Gëzuar Zonja jonë Fejza, e dashura Shkurte, për 50 vite të arta! Ju uroj edhe shumë e shumë vite të tjera me shëndet dhe suksese. Rritja e ngritja e Kosovës dhe jehona e këngëve tuaja ecin bashkë.”

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika